• Iniesta “tradhëton” Barcelonën, i kërkon falje FIFA-s

    Publikuar: 10 Jan 12:52

    Lojtarët e Barcelonës nuk ishin në Zyrih, por kapiteni i saj, Andres Iniesta, dërgoi një video-mesazh për ata që merrnin pjesë në gala. Të gjithë të pranishmit dhe shikuesit që pasuan ngjarjen e vlerësuan këtë veprim. “Fuentalbilla” theksoi: “Unë dua ta falënderoj shumë FIFA-n për shpërblimet (çmimet) që ka dhënë për kolegët dhe mua. Eshtë një krenari dhe kërkoj falje për mosmarrjen pjesë në gala, por kemi një ndeshje vendimtare për sezonin, në Kupën e Mbretit”.

    Përveç kësaj, sipas gazetës “Marca”, kapiteni i klubit katalanas i ka kontaktuar personalisht lojtarët Real Madridit, duke u kërkuar falje për mungesën e tij në gala-në e Zyrihut. Megjithatë, Jordi Mestre, i cili ishte në festë, si pjesë e ekspeditës së udhëhequr nga Josep Maria Bartomeu, i pyetur në lidhje me mungesën e gjithë lojtarëve të Barcelonës, është përgjigjur: “Ishte një vendim konsensusal mes lojtarëve, trajnerëve dhe klubit. Ne kemi prioritet Kupën e Mbretit, na duhet të përmbysim disavantazhin në ndeshjen e kthimit kundër Athletic Club”.


    Lexo postimet e tjera