• Injorohet Kupa e Anglisë, 892 milionë euro në stol

    Publikuar: 11 Jan 9:21

    Tetëqindenëntëdhjetedy milionë euro të lënë në stol. Kjo është shifra astronomike e vlerës së lojtarëve që janë përjashtuar nga raundi i fundit i Kupës së Anglisë, sipas llogarive të bëra nga “The Sun” (i bazuar te shpenzimi i bërë për blerjen e lojtarëve dhe për këtë arsye ata që janë marrë me kosto zero, si Ibrahimovic, nuk llogariten). Vetëm gjashtë “big”-ët e Premier League kanë përjashtuar nga titullarët lojtarë me vlerë 601 milionë euro. Më saktësisht: në sfidën e fituar me lehtësi kundër Reading, Mourinho ka lënë në stol lojtarë si Paul Pogba (102) dhe Henrikh Mkhitaryan (34). Liverpool ka përjashtuar 135 milionë euro (janë lënë në stol, mes të tjerëve, Firmino, Lallana dhe Wijnaldum) dhe duke parë se ndeshja me Plymouth kapërfunduar 0-0, Klopp nuk i ka shpëtuar kritikave.

    Por gjermani është kundërpërgjigjur në mënyrë ironike: “Ndoshta është stoli më i fortë që kam pasur ndonjëherë, stoli që kam ëndërruar gjithmonë ta kem”. Conte ka lënë në stol 126 milionë euro
    (Hazard, Diego Costa dhe Kante), Guardiola 101 (Kolarov, Bravo dhe Navas). Më pak për Pochettino (40) dhe Wenger (21). Vetëm Watford ka luajtur me formacionin e titullarëve. Morali i kësaj historie? Kupa e Anglisë po injorohet çdo vit e më shumë dhe jo vetëm nga klubet e mëdha, sepse trajneri i Cardiff, i mundur nga Fulham, ka thënë se “kemi përparësi të tjera” dhe Bournemouth është eliminuar nga Millëall, duke u prezantuar në fushë me dhjetë lojtarë të ndryshuar në formacionin titullar.

    Një alarm ky ndaj të cilit Federata Angleze po kërkon t’i kundërpërgjigjet më kot duke rritur shpërblimin për fituesin e kupës. Por duhet thënë gjithashtu se, me përjashtim të Klopp, i cili do të paguajë me përsëritjen e ndeshjes ndaj Plymouth, “big”-ët kanë fituar pa probleme. Në fund të fundit, një ekip si United nuk duhet të ketë probleme të kalojë një skuadër si Reading, edhe pa Pogba në formacion. Në varësi të shortit, është e qartë se klubet e mëdha të kampionatit anglez mund të avancojnë në raundet pasardhëse edhe duke bërë ndryshime të shumta në formacion. Gjithsesi, mbetet dyshimi se vitet e arta të këtij kompeticioni nuk do të përsëriten më.

     
    [interaction id=”58769124122b4b812e143a46″]


    Lexo postimet e tjera