TECH

Instagram shton një opsion fantastik për të shtuar interaktivitetin te “Stories”

Sondazhet kanë fituar një popullaritet të madh në rrjetet sociale prej rreth një viti. Kështu, Mark Zuckerberg ka vendosur t’i aplikojë sa më shumë që të mundet.

Instagram po ndjek hap pas hapi prirjet e fundit të njerëzve dhe tani e tutje do të ketë sondazhe në “Story”, pra në historikun e fotove 24-orëshe që kompanitë apo njerëzit postojnë nga vetja. Krahas një sticker-i të vendndodhjes, përdoruesit mund të shtojnë një sondazh me dy përgjigje dhe ndjekësit klikojnë për t’u përgjigjur.

Secili do të ketë mundësi të shkruajë pyetjet e tij dhe të përcaktojë përgjigjet. Miqtë do të shohin rezultatet dhe se si kanë votuar të tjerët. Kjo shton intereaktivitetin.

Një tjetër veçori e publikuar sot është kopjimi i ngjyrave nga një objekt për ta përdorur në një tekst brenda fotos. Gjithashtu nivelimi dhe vendosja në qendër e teksteve dhe “sticker”-ave është më e lehtë. Sa shumë ka ndryshuar “jeta shoqërore” – nëse mund të quhet e tillë – në kohët moderne!

Më shumë nga TECH