• Inter “blindon” Pinamonti-n deri në 2021-in

    Publikuar: 19 May 8:33

    Andrea Pinamonti ka lidhur të ardhmen e tij me Inter në ditën e 18 vjetorit. Bëhet fjalë për një datë të rëndësishme për sulmuesin e ri, i cili ka qenë në zyrat e klubit bashkë me menaxherin e tij për të nënshkruar një kontratë katërvjeçare. Në këtë mënyrë, klubi milanez ka blinduar një nga talentet më premtues italianë, por marrëveshja, që është gjetur prej disa kohësh, ka bërë të mundur shmangien e ndërhyrjes së klubeve të tjerë. Lojtari do të fitojë 1 milion euro në sezon dhe do të kthehet në një nga pikat e referimit për Inter-in e së ardhmes. Pinamonti ka debutuar në 2013-ën me ekipin U-14 dhe e ka vazhduar eksperiencën e tij më zikaltrit duke fituar Kupën e Italisë me ekipin e dytë.

    Rrugëtimi i tij me skuadrën milaneze ka arritur kulmin me debutimin nga minuta e parë në Europa League në ndeshjen e zhvilluar në “San Siro” kundër Spartës së Pragës. I intervistuar nga faqja zyrtare e Inter-it në internet, ai ka thënë se: “Është një ditë e paharrueshme, mes 18 vjetori dhe firmës në një kontratë që e prisja prej shumë kohësh. Është një ditë që nuk do ta harroj kurrë”. Sulmuesi id atëlindjes 1999 ka shtuar: “Kam një zemër zikaltër, jam një tifoz interist dhe nënshkrimi i kontratës me këtë skuadër është një gjë e pabesueshme. Tani mund të them se jam një lojtar i Inter-it dhe e them me krenari. Shpresoj ta ndihmoj ekipin që të fitojë shumë tituj dhe që të kthehet sa më shpejt mes më të rëndësishmëve në Europë, siç e meriton”.

     

    [interaction id=”591f372c6a73779b6fcfa217″]


    Lexo postimet e tjera