Seria A

Inter, çelësi për të siguruar vendin e tretë ka një emër

Shkruhet gol, lexohet Banega. Po, sepse në fitoren e thellë të Inter-it kundër Atalanta-s, Ever ka ofruar asiste për të gjithë (ka ekzekutuar goditjen e dënimit që ka sjellë golin e 1-0 të realizuar nga Icardi, ka dhënë kromimin për golin tjetër të Mauritos dhe pasimin për Gagliardini-n), me pas ka vendosur të shënojë vetë, duke i dhuruar vetes një tregolësh historik për karrierën e tij.

Shkruhet gol, lexohet Banega. Po, sepse në fitoren e thellë të Inter-it kundër Atalanta-s, Ever ka ofruar asiste për të gjithë (ka ekzekutuar goditjen e dënimit që ka sjellë golin e 1-0 të realizuar nga Icardi, ka dhënë kromimin për golin tjetër të Mauritos dhe pasimin për Gagliardini-n), me pas ka vendosur të shënojë vetë, duke i dhuruar vetes një tregolësh historik për karrierën e tij.

 



 

Në këtë mënyrë, bilanci i banesa-s tek Inter është gjashtë gola dhe gjashtë asiste në 27 ndeshje, por tregolëshi dhe paraqitja e përgjithshme e bërë ndaj Atalanata-s, ka qenë një vazhdimësi e asaj të ofruar kundër Cagliari-t, me argjentinasin që ka shënuar dhe ka dhënë asiste në fitoren 5-1 të arritur nga zikaltrit. Paradoksi është se shpërthimi ka ardhur pikërisht kur ish-lojtari i Sevilla dukej se kishte përfunduar në stol: përfshirja e Gagliardini-t dhe Kondogbia në formacionin titullar e kanë lejuar trajnerin Pioli të zhvendosë më përpara Joao Mario-n, duke e zhvendosur banesa-n në rolin e zëvendësuesit pasi tentativat për ta kthyer atë në regjisorin e mesfushës kanë dështuar. Por kundër Atalanata-s është kthyer ai që dominonte me Sevilla-n në kampionat dhe Europa League: ka prekur 50 topa, ka dhënë 25 pasime të sakta, 4 krosime dhe ka shënuar me goditje dënimi për herën e dytë radhazi pas Cagliari-t.

Ata që e njohin, e dinë se 28-vjeçari i rritur te Boca nuk ka qenë kurrë një finalizues i mirë. Në fakt, ka mjaftuar një ndeshjes si “bomber” për t’u kthyer në nivelet e viteve kur luante te Sevilla, ku golat në kampionat kanë qenë 5 në 25 ndeshje të luajtura në sezonin e kaluar dhe 3 në 34 dy sezone më parë. Ajo që i kishte munguar me fanellën zikaltër, ishin asistet për shokët e skuadrës, depërtimet dhe përshtatja me pjesën tjetër të ekipit. Në dy ndeshje si titullar, pas 5 ndeshjesh në stol, argjentinasi ka gjetur përsëri më në fund cilësitë e tij më të mira dhe tani ka hedhur kandidaturën si asi nën mëngë në sprintin final të Inter-it për të siguruar një vend në Europa League dhe, nëse e lejojnë Roma me Napoli-n, Champions League. Ndoshta “blerjen” më të mirë zikaltrit e kanë bërë në mars.

 

Më shumë nga Seria A