Bundesliga

Inter, dështon tratativa për Emre Mor

Sfumohet një tjetër objektiv për Interin e Spalletti, që e rigjen veten tashmë, me dy javë nga mbyllja e merkato, ende në det të hapur me shumë pozicione të pambyllura në ekip. Në fakt ka dështuar edhe tratativa e fundit që duhej të sillte në Milano të riun nga Turqia, Emre Mor. Ai që ka dhënë lajmin ishte Zorc, drejtori sportiv i Borussia Dortmund: “Po stërvitet me ne, është një futbollist i yni. Tratativa me Inter aktualisht ka dështuar”, ka deklaruar për radion gjermane Ruhr Nachrichten.

Një tratativë që thellohej prej disa javësh, me një marrëveshje që dukej shumë pranë. Menaxheri i futbollistit turk ksihte vizituar edhe Milanon, për tu takuar me drejtuesit zikaltër, ndërkohë që vetë Mor nuk kishte marrë pjesë në seancën fotografike me Borussia Dortmund në vigjilje të çeljes së kampionatit në Bundesliga. Por, prej disa ditësh ishin shfaqur komplikacione. Inter po punonte për një huazim sezonal me të drejtë blerje, por tratativa nuk përfundoi suksesshëm, për shkak të komisioneve shumë të larta të pretenduara nga menaxheri i futbollistit.

“Duke nisur nga e diela, Emre Mor është rikthyer në stërvitje me skuadrën. Është gjithmonë një futbollist i yni. Mendonim se ishte kryer çdo gjë, pasi në fakt nuk mori pjesë as në foton e grupit të skuadrës”, sqaroi drejtori sportiv i verdhezinjve. Piëkrisht, turku është paraqitur këtë javë rregullisht në stërvitje, pasi më parë kishte marrë leje të mos stërvitej me ekipin, në pritje të realizimit të transferimit. Klima në kampin e Borussia Dortmund në këto ditë nuk është aspak e qetë, me çështjen Dembele, që mban të gjithë pezull.

Më shumë nga Bundesliga