Merkato

Inter dhe Juventus sfidohen për talentin e rritur te Milan

Pas Roberto Gagliardini dhe Andrea Conti, një tjetër lojtar i Atalanta-s së mrekullive të Gasperini-t duket se do të largohet nga Bergamo për të provuar fatin diku tjetër. Edhe pse sezoni nuk është mbyllur akoma, puna për merkaton e verës duket se ka filluar dhe janë të shumta klubet që kanë filluar të hedhin hapat e parë për të siguruar elementët më të çmuar. Mes këtyre është edhe Bryan Cristante.

Për largimin e tij të mundshëm ka folur vetë presidenti i Atalanta-s, Antonio Precassi, i cili ka tthënë: “Cristante është përmirësuar, meriton një ekip të madh. Nuk është vetëm Inter që interesohet për të, por edhe skuadra të tjera. Të shohim se çfarë do të ndodhë në fund të kampionatit”.

I vlerësuar rreth 30 milionë euro nga Atalanta, Cristante ndiqet nga afër edhe nga Juventus. Në planet e dyshes së merkatos të Juventus, Marotta dhe Paratici, përveç Barella dhe Pellegrini, është edhe lojtari i rritur te Milan dhe që ka shpërthyer tek Atalanta. Por misioni i bardhezinjve nuk do të jetë i lehtë për t’u realizuar sepse Inter nuk ka ndërmend të tërhiqet.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Merkato