Merkato

Inter dhe PSG në garë për yllin shqiptar

Inter dhe Paris Saint-Germain i kanë vënë syrin fantazistit të Levante-s Enis Bardhi, sipas ESPN.

Trekuartisti, i cili është një shqiptar i Maqedonisë, mbush 23 vjeç në korrik dhe ka një kontratë deri në qershor të 2020, me një opsion për dy vite të tjerë.

Ai është blerë nga Ujpest FC në Hungari, pasi më parë kishte luajtur në Danimarkë dhe Suedi, në verën e 2017 për vetëm 1.5 milionë euro.

Por çmimi i tij është rritur ndjeshëm pas nëntë golave dhe një asisti në 25 ndeshjet e La Liga-s për Levante-n këtë sezon.

Ai tërhoqi vëmendjen e të gjithëve gjatë fitores së pabesueshme 5-4 të Levante-s ndaj Barcelona-s, ku shënoi një dopietë.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Merkato