Futboll

Inter dhe PSG përgatisin shkëmbimin Pastore-Joao Mario

Në Itali thonë se nuk ka bekimin e trajnerit Spalletti, ndërsa në Spanjë pretendojnë se transferimi i Javier Pastore te Inter në janar do të bëhet dhe si trampolinë të transaksionit do të përdoret Joao Mario. Lajmi është bërë publik nga “Gol Digital”, që me bindje konfirmon transferimin e dyfishtë që në merkaton e janarit. “Javier Pastore ka qenë në axhendën e Inter për disa muaj dhe tashmë futbollisti është gati të largohet nga PSG për të luajtur në Itali”, njofton media spanjolle.

“Gjithsesi, deri më sot kishte patur një riafrim të rëndësishëm mes klubeve. Nëse gjithçka shkon sipas planeve, PSG dhe Inter shumë shpejt do të finalizojnë shkëmbimin që do të konkludohet me Pastore në Milano dhe portugezin Joao Mario që transferohet te skuadra parisiene. Klubi francez ka ndjekur nga afër futbollistin portugez dhe ka përfshirë emrin e tij në një tratativë të cilën zikaltërit janë të gatshëm t’i japin konfirmimin”, konfirmon “Gol Digital”.

Rezultate imazhesh për joao mario pastore

Më shumë nga Futboll