Connect with us

Futboll

Inter e di sa do ta paguash Gagliardini-n?

Akordi ende nuk është arritur, por Gagliardini duket tashmë i destinuar të veshë fanellën e Inter-it . Mesfushori i Atalanta-s do të ketë një kosto për ndeshje më të lartë se ajo e Paul Pogba dhe Neymar-it. Një lëvizje që nuk të lë indiferent veçanërisht kur bëhet fjalë për një lojtar që deri një vit më parë ngrohte stolin e Vicenza-s në Serie B. Rikthimi tek Atalanta dhe takimi me Gasperini-n kanë qenë vendimtarë në shpërthimin e tij, por 30 milionë eurot që Inter-i do të shpenzojë mes huazimit dhe blerjes nuk janë ndoshta paksa shumë për një thuajse 23-vjecar me vetëm 14 prezenca në Serie A? Sipas “Tuttosport” Gagliardini është i destinuar të kushtojë më shumë se Pogba dhe Neymar, dy lojtarë që në moshën 23 vjeçare kanë luajtur të paktën një finale të Champions League-s e madje si protagonist.

GAGLIARDINI MË MIRË SE POGBA, PSE? – Manchester United e bleu Paul Pogba-n 105 milionë euro nga Juventus-i. Kampioni francez, përpara transferimit rekord, kishte koleksionuar 127 prezenca mes Premier League-s dhe Serie A. Për Djatë e Kuq, ishte sikur të kishin blerë një lojtar që kushtonte 830 mijë euro për ndeshje. Krahasimi mund të bëhet edhe me Neymar-in, që u ble nga Barcelona për 88 milionë euro pas 102 prezencash me Santos-in, me një kosto prej 860 mijë euro për ndeshje. Ndërkohë Gagliardini që numëron vetëm 14 prezenca në kategorinë elitare të futbollit italian, me shumë gjasa do të blihet për 30 milionë euro: mesfushori i Atalanta-s do t’i kushtojë Interit 2.14 milionë euro për ndeshje.

CRISTIANO RONALDO KUSH? – Kostoja e lartë për ndeshje e Gagliardini-t është shenja treguese se kohët po ndryshojnë. Një lojtar si Cristiano Ronaldo, që më pas do të fitonte 4 trofe të “Topit të Artë”, Manchester United e bleu për 17.5 milionë euro nga Sporting Lisbona në 2003, 700 mijë euro për ndeshje që janë tre herë më pak krahasuar me mesfushorin e Atalanta-s.

Më shumë nga Futboll