Seria A

Inter e lë sërish për në fund, Brozovic shpëton zikaltrit

Inter fiton në minutat shtesë ashtu si ndaj Tottenham. Dy gola të anuluar nga VAR me të drejtë kanë detyruar Zikaltrit të kërkojnë golin deri në fund të takimit dhe e kanë gjetur me Marcelo Brozovic. Një fitore 1-0 ndaj një Samdoria që luajti mirë në pjesën e parë por u venit në të dytën. Ndeshja nis me një ritëm të lartë nga të dyja skuadrat, me Inter që rrezikon shumë me mënyrën se si nis aksionet nga mbrojtja pasi Sampdoria bën një presion të mirë-organizuar duke dashur të shfrytëzojë çdo gabim të mundshëm të zikaltërve.

Ndeshja kryesisht zhvillohet në mesfushë dhe vetëm në fund të pjesës së parë Inter tregohet i rrezikshëm me Nainggolan që shënon një gol që anulohet nga VAR për një pozicion jashtë loje.

Pas pushimit Inter shton presionin dhe Sampdoria zhduket, të paktën në sulm, dhe fokusohet vetëm te mbrojtja. Candreva mund të kishte shënuar por shtylla i mohon një goditje fantastike. Pak më vonë ishte portieri kundërshtar. Po ashtu edhe Icardi ka disa mundësi të mira me kokë por është i pafat. Asamoah shënon në fund por ishte përsëri VAR ai që i mohon golin ekipit të Spalletti-t. Dhe si ndaj ndeshjes me Tottenham, Inter gjen golin e avantazhit me anë të Brozovic. Gjatë festimeve të golit, Spalletti futet në fushë dhe arbitri e ka dërguar në tribunë. Por diçka që nuk do t’i prishë humorin milanezëve që marrin tre pikë të arta.

Më shumë nga Seria A