Futboll

Inter është i papërmbajtshëm, fiton 12-1

Inter ka fituar 12 me 1 kundër Liac New York, ndërsa Toronto ka përmbysur Juventus-in, që është arritur edhe nga Maceratese. Ekipi i moshave, i drejtuar nga Fabio Grosso, në javën e dytë të Turneut të Viareggio-s, pasi ka mundur Dukla Prague në ndeshjen e parë, mund ta kishte mbyllur ndeshjen, por barazimi 1-1 ka bërë të mundur që ekipi U19 i Maceratese, që ka mundur 2-0 Dukla Prague, të kapë bardhezinjtë në kuotën e katër pikëve në krye të renditjes. Gjithçka ka filluar mirë për torinezët që kanë kaluar në avantazh pas vetëm 9 minutash lojë me Andi Zeqiri-n, por në minutën e 71-të ka ardhur barazimi i Toronto-s me Dada-Luke.

 


 

Ndërkohë, ekipi U19 i Inter, ndoshta i frymëzuar nga fitorja 7-1 e marrë ekipi i Piolit ndaj Atalanatës në javën e fundit të kampionatit, ka shkatërruar 12-1 ekipin e Laic New York dhe tani kualifikimi është vetëm një formalitet për zikaltrit që kanë pikë të plota pas dy ndeshjeve të luajtura në Grupin 3. Protagonisti i ndeshjes ka qenë Bakayoko me tre gola, që janë shoqëruar me dygolshat e Butic dhe Belkheir, ndërsa realizimet e tjera kanë ardhur nga Bollini Frigerio, Mutton, Vanheusden, Rivas dhe Valietti. Goli i vetëm për miqtë është realizuar nga Gruver me penallti.


 

Më shumë nga Futboll