Seria A

Inter, gati të bindë Icardi-n me 180 mln €

Inter është gati t’i ofrojë një kontratë të re Icardi-t me vlerë 180 milionë euro në vit me një klauzolë lirimi 180 milionë euro.

Zikaltrit kanë kohë që duan të blindojnë qendërsulmuesin e ekipit pas interesit të shfaqur nga Real Madrid, Bayern Munich, Chelsea dhe Manchester United.

Sipa FCInterNews, propozimi i përgatitur do t’i ofrojë atij një kontratë deri më 2023 nga e cila do të përfitonte 8 milionë euro në sezon.

Klauzola e lirimit do të rritej nga 120 milionë në 180 milionë euro.

Nëse Inter nuk arrin sërish të kualifikohet në Champions League, atëherë e ardhmja e Icardi-t do të ishte në dyshim si për ambiciet e tij ashtu edhe për problemet e Fair Play Financiar të klubit.

Më shumë nga Seria A