Connect with us

Futboll

Inter gjen marrëveshjen me Lucas Leiva, pritet konfirmimi i Liverpool

Inter është në pritje të konfirmimit të Liverpool, teksa Lucas Leivas raportohet të ketë rënë dakord për një huazim te zikaltrit në janar. Sipas disa burimeve italiane, duke përfshirë La Gazetta dello Sport dhe Tuttosport, mesfushori 29 vjeçar pritet të udhëtojë në Milano gjatë muajit tjetër.

Inter është në pritje të konfirmimit të Liverpool, teksa Lucas Leivas raportohet të ketë rënë dakord për një huazim te zikaltrit në janar. Sipas disa burimeve italiane, duke përfshirë La Gazetta dello Sport dhe Tuttosport, mesfushori 29 vjeçar pritet të udhëtojë në Milano gjatë muajit tjetër. Kjo nuk është hera e parë që Inter kërkon të bëjë të tijin Lucas Leiva, teksa interesi i tyre ka filluar që para disa vitesh. Por tani duket se shanset janë më reale se kurrë, pasi menaxheri i tij Kia Joorbchian është një mik i pronarëve të rinj të Inter Suning Group.

Image result for lucas leiva

Raportohet se mesfushori brazilian ka konfirmuar se është i gatshëm të transferohet, kështu që pengesa e fundit është OK i trajnerit të Liverpool Jurgen Klopp. Ka akoma disa probleme rreth formulës së transferimit, teksa Inter kërkon një huazim gjashtë mujor pa opsion për ta blerë. Kjo pasi shpresojnë të blejnë një lojtar më prestigjioz gjatë verës. Objektivat e Inter gjatë verës janë Lucas Biglia, Joao Moutinho i Monaco dhe ylli i Wolfsburg Luiz Gustavo.

 

Më shumë nga Futboll