Merkato

Inter i mbyll derën brazilianit të Barcelona-s

Agjenti i Malcom raportohet se po mundohet të përgatisë një transferim në Itali, por Inter i ka mbyllur derën sulmuesit të Barcelona-s.

Zikaltrit ishin të interesuar për firmën e brazilianit gjatë verës, por ai preferoi Roma-n gjatë atij momenti. Ai eventualisht nuk shkoi te Roma, pasi Barça ofroi më shumë duke bindur lojtarin.

21-vjeçari ka luajtur vetëm 25 minuta si zëvendësues deri tani, dhe ai nuk ka qenë pjesë e skuadrës së Valverde-s në javët e fundit.

Sipas calciomercato.com, agjenti i Malcom ka kontaktuar Inter edhe njëherë tjetër.

Zikaltrit i kanë mbyllur derën menjëherë, teksa janë mirë në pozicionin e tij me Politano dhe Keita.

Klubi italian gjithashtu mendon se kalimi i tij te Barcelona ishte joprofesional.

Më shumë nga Merkato