Seria A

Inter, Icardi i ri është i jashtëzakonshëm

Mauro Icardi është padyshim lojtari më vendimtar i Inter. Por në këtë sezon kapiteni zikaltër po tregon edhe versionin e tij si “punëtor”, duke u vënë në shërbim të shokëve te skuadrës. Argjentinasi ka të njëjtën mesatare golash për ndeshje si në sezonin 2014/15, të cilin e ka mbyllur si golashënuesi më i mirë i Serie A bashkë me Luca Toni-n me 22 gola. Si në atë rast, edhe tani, Mauro ka një mesatare prej 0,68 golash për ndeshje. Atë vit realizoi 22 gola (shifër e arritur në këtë sezon nga Belotti), tani është në kuotën e 17 realizimeve. Kjo do të thotë se mund ta barazojë numrin e golave të para dy sezoneve, duke marrë edhe një bonus tjetër.

Të dhënat më befasuese kanë lidhje me aspekte të tjerë. Icardi, në fakt, po bën rolin e një kapiteni që luan për ekipin në kuptimin e parë të fjalës. Mesatarja që bie menjëherë në sy është ajo që ka të bëjë me asistent. Në tre sezonet e para ka qëndruar mes 1.06 dhe 1.17 pasime për shokët e ekipit. Këtë vit është ngjitur në 1.28, duke treguar një kujdes më të madh kundrejt shokëve të skuadrës. Qendërsulmuesi që mendon vetëm për veten dhe golat, duket se i përket së kaluarës. Icardi e ka kuptuar dhe prej disa sezonesh po punon për të përmirësuar lojën e tij. E ka bërë këtë me Roberto Mancini-n dhe e ka vazhduar me Frank de Boer, tani po korr frytet e kësaj pune nën drejtimin e Stefano Pioli-t.

Në lojën e trajnerit aktual të zikaltërve sulmuesi nuk duhet të përqendrohet vetëm te finalizimi, por duhet të marrë pjesë në aksionet e skuadrës. Goli i dytë i Perisic në Kaljari është një shembull perfekt për këtë. Argjentinasi ka mbrojtur topin në zonën e rreptësisë para se të pasonte te kroati, i cili ka ndjekur aksionin. Depërtimi i tij është lehtësuar nga lëvizja e numrit 9, që ka tërhequr pas vetes dy mbrojtës. Ndërkohë nga Argjentina ka ardhur edhe një koment nga trajneri i “Albiceleste”-s, Edgardo Bauza: “Ka gazetarë që vazhdojnë të më bezdisin për Icardi-n. Për mua është një finalizues. Sot Higuain është titullar, Pratto është zëvendësi i tij. Kur do t’i ndodhë diçka njërit prej të dyve do ta grumbulloj”, ka thënë ai për shtypin argjentinas.

Më shumë nga Seria A