Futboll

Inter, Joao Mario nuk heq dorë nga vendi i tretë

“Unë kam besim!” Joao Mario lëshon britmën e luftës, në prag finishit të kampionatit, në prag të 11 ndeshjeve të fundit për kualifikimin në edicionin e ardhshëm të Champions League. Gjashtë dhe tetë pikë përkatësisht e ndajnë skuadrën zikaltër nga Napoli i vendit të tretë dhe Roma e vendit të dytë. Sipas portugezit kjo distancë është e rikuperueshme. “Të gjithë ne besojmë shumë te vendi i tretë dhe po punojmë për këtë. Tani do të luajmë një ndeshje të rëndësishme, ku duhet të fitojmë me çdo kusht për të mos u shkëputur nga Napoli dhe Roma. Atalanta është një kundërshtar i vështirë, por ne jemi Inter, luajmë një fushën tonë dhe duam të fitojmë me çdo kusht.”– tha Joao Mario.

Ndërkohë, edhe portugezi Joao Mario i është bashkuar festës për 109-vjetorin e themelimit të klubit të Inter. “Sot është një ditë e rëndësishme për të gjithë ata që ndihen interistë. Jam i lumtur që bëj pjesë në këtë familje të madhe, – shtoi portugezi. – Inter është një klub special me një histori të lavdishme dhe unë synoj të bëhem pjesë e saj. Shpresojmë që të dielën t’i bëjmë një dhuratë të bukur skuadrës së Inter. Do të jetë një sfidë speciale dhe ne duam të fitojmë me çdo kusht.” Atalanta është e paralajmëruar, Inter dhe Joao Mario besojnë te vendi i tretë…

Më shumë nga Futboll