Futboll

“Inter ka nënshkruar me të ardhmen e futbollit italian”

Menaxheri i Roberto Gagliardini ka konfirmuar marrëveshjen e mbyllur tashmë të Inter me mesfushorin e Atalanta-s. “Inter ka nënshkruar të ardhmen e futbollit italian.” Lojtari i përfaqëuseses italiane pritet të kryejë vizitat mjekësore të mërkurën në Milano

Menaxheri i Roberto Gagliardini ka konfirmuar marrëveshjen e mbyllur tashmë të Inter me mesfushorin e Atalanta-s. “Inter ka nënshkruar të ardhmen e futbollit italian.” Lojtari i përfaqëuseses italiane pritet të kryejë vizitat mjekësore të mërkurën në Milano. Menaxheri Beppe Riso u pa teksa dilte nga zyrat drejtuese të Inter gjatë pasdites të së martës dhe u pyet nëse marrëveshja është kryer. “Le të presim vizitat mjekësore, por teorikisht…Inter ka nënshkruar me të ardhmen e futbollit italian.”

Image result for Roberto Gagliardini italy

Vetëm 22 vjeç, marrëveshja është arritur me një huazim 2 milionë euro me opsion blerje 20 milionë euro në fund të sezonit që bëhet i detyrueshëm nëse arrin një numër të caktuar paraqitjesh. Gjithashtu ka edhe bonuse që varen nga paraqitjet e lojtarit, me Atalanta-n që mund të përfitojë edhe 6 milionë euro më tepër. Gagliardini pritet të fitojë 2 milionë euro në vit me gjigantët e Seria A. Ai ka kryer 13 ndeshje në Seria A këtë sezon, teksa vitin e kaluar ishte i huazuar te Vicenza.

 

Më shumë nga Futboll