Merkato

Inter kërkon Vidal për 35 mln €, por ka një kleçkë

Inter interesohet për mesfushorin e Bayern Munich Arturo Vidal këtë verë, por duhet të shesë një lojtar për të gjetur fondet.

Vidal kushton rreth 35 mln euro dhe mund të largohet nëse vjen një ekip që është gati të paguajë atë shifër për të.

Sipas Corriere dello Sport, Inter po mendon një mundësi për të blerë mesfushorin luftarak në prag të sezonit të ri.

Ekipi italian është kualifikuar në Champions League dhe po përgatitet këtë verë për të qenë sa më kompetitiv.

Deri tani ka blerë Radja Nainggolan nga Roma, si dhe ka marrë Stefan de Vrij dhe Kwadwko Asamoah me parametra zero.

Por një blerje e mundshme  e Vidal nuk vjen pa një kleçkë…

Njëri prej Vecino dhe Gagliardini duhet të largohet përfundimisht nëse vjen Vidal. Vecino kërkohet nga Chelsea, ndërsa për Gagliardini-n deri tani nuk ka pasur asnjë ofertë.

Më shumë nga Merkato