Seria A

Inter, ky mund të jetë formacioni për sezonin 2018/19

Inter-i i ri po merr formë: disa janë marrë që tani, të tjerë kanë thënë lamtumirë. Zikaltrit do të luajnë në tre kompeticione sezonin e ardhshme dhe për këtë aryse, Ausilio, po kërkon t’i vërë në dispozicion trajnerit Spalletti një ekip të nivelit të lartë.

Përforcimet e De Vrij dhe Lautaro Martinez shkojnë pikërisht në këtë drejtim, por zikaltrit do të bëjnë edhe blerje të tjera. Kështu, formacioni i mundshëm për sezonin e ardhshëm po merr formë me kalimin e ditëve.

Në fakt, Inter-i i sezonit 2018/19 mund të luajë me skemën 3-4-1-2, që Spalletti e ka përdorur në periudhën e tij të fundit te Roma. Jo rastësisht, një nga objektivat më të mëdha të zikaltërve në merkaton është Radja Nainggolan.

Më poshtë mund të shihni formacionin e mundshëm të Inter për sezonin e ardhshëm:

Skema (3-4-1-2)

Në portë
Handanovic

Në mbrojtje
Miranda-De Vrij-Skriniar

Në mesfushë
Darmian-Vecino-Brozovic- Asamoah-Darmian

Fantazist
Radja Nainngolan

Në Sulm
Icarci-Martinez

Më shumë nga Seria A