Futboll

Inter: Kylian Mbappé ëndrra e merkatos së verës

Inter-i për të përforcuar sulmin e tij ëndërron Kylian Mbappé të Monaco-s, por duhen 100 milionë euro për të fituar ndaj konkurrencës së madhe. Projektohet një goditje e fortë në merkaton e verës duke bërë të ëndërrojnë tifozët zikaltër dhe që synon ta rikthejë Inter-in konkurrues për titull: është ky objektivi i Suning, që duket se i ka të qarta idetë për sesionin veror, ku pritet të luajë një rol si protagonist.

Për të ngushtuar diferencën me rivalët bardhezi duhet një goditje e fortë, që të sjellë ndryshimin e ekuilibrave në skuadër: sipas “Tuttosport’, kjo goditje lidhet me emrin e Kylian Mbappe, ylli 18-vjeçar i Monaco-s. Djaloshi po kalon një sezon të shkëlqyer te skuadra e Principatës, dhe me dygolëshin e shënuar në shtëpinë e Borussia Dortmud-it në Champions ka arritur në kuotën e 21 rrjetave sezonale dhe 11 pasime vendimtare, numra që kanë tërhequr vëmendjen e skuadrave të mëdha të Europës mes të cilave Real Madrid dhe PSG. Mbapeé merr një pagë ende prej “baby” dhe Inter-i është i gatshëm të kënaqë 18-vjeçarin me një rrogë të nivelit të parë, por që t’ia marrë Monaco-s do të jetë e vështirë, në mos e pamundur, duke pasur parasysh vlerësimin prej 100 milionë eurosh dhe konkurrencën e fortë.Operacioni do të kishte më shumë mundësi realizimi nëse Inter do të arrinte të shiste Perisic, i cili po ndiqet me shumë vëmendje nga Manchester United dhe kostoja e kartonit të tij është rreth 60 milionë euro. Në takimin e Dortmund-it, Ausilio pati mundësinë të shihte edhe një tjetër talent të Monaco-s, Bernardo Silva-n, ndërkohë që ka dërguar në Bruksel një nga vëzhguesit e tij për të ndjekur nga afër yllin belg Youri Tielemand, të Anderlecht.

Për sa i takon kapitullit trajner: shoqëria duket se ka konfirmuar besimin e saj ndaj Pioli-t, por fati i tij është i lidhur ngushtë me rezultatet, duke nisur nga derbi. Në listën e alternativave mbetet Jardim, Sampaoli, Spalletti dhe Marco Silva, ndërsa nga Franca është kandidatura e Blanc.

Më shumë nga Futboll