Connect with us

Futboll

Inter-Lazio, gjendet akordi për Keita! €25 mln për kartonin dhe €3 mln senegalezin

Duhet të jetë Keita Balde blerja e ardhshme e Inter, pas Skriniar dhe Borja Valero. Referuar asaj që raportojnë mediat italiane, specifikisht burimeve të “Premium Sport” në këto momente, është arritur marrëveshja mes drejtuesve të klubit zikaltër dhe Claudio Lotito, për transferimin e titullit definitive të anësorit, në Milano, për shumën totale të 25 milionë euro. Të njëjtat burime konfirmojnë se marrëveshja mes dy klubeve parashikon likujdimin e 22 milionëve në mënyrë të menjëhershme, ndërsa 3 milionë të tjerë në formë bonusi do të kalojnë në arkën e klubit lazial.

Mes palëve janë zhvilluar kontakte intensive dhe momentalisht mbetet vetëm për të përcaktuar angazhimin e futbollistit, që mendohet të gjejë akordin për 3 milionë euro në sezon. Senegalezi ka përqafuar projektin zikaltër dhe është gati të transferohet nën urdhërat e Luciano Spalletti. Paralelisht duket gjithmonë e më pranë edhe shitja e Ivan Perisic te Manchester United. Tratativat duhet të përmbyllen në orët në vijim, me anglezët gati të paguajnë 50 milionë euro.

Më shumë nga Futboll