Futboll

Inter, Manaj drejt Spanjës! Las Palmas dhe Granada në gjurmët e shqiptarit

E ardhmja e Rey Manaj mund të jetë në Spanjë. Sulmuesi në pronësi të Inter ka zhgënjyer pritshmëritë e klubit të tij, pasi në të dy aventurat e kaluara, i huazuar fillimisht te Pescara në Seria A, ndërsa më pas te Pisa në Seria B, nuk mundi dot të imponohet me lojën dhe karakterin e tij. Pikërisht për këtë arsye, drejtuesit e klubit zikaltër po konsiderojnë tashmë seriozisht një tjetër aventurë në huazim për Manaj.

 

Kësaj here, pista më e sigurtë për sulmuesin e përfaqësueses së Shqipërisë është ajo spanjolle. Klubi zikaltër po tenton për një eksperiencë perëndimore për Manaj, me Spanjën favorite, pikërisht aty ku nuk mungojnë klubet e interesuara për shqiptarin. Në gjurmët e Rey Manaj janë vënë prej kohësh Granada dhe Las Palmas. Referuar raportimeve të mediave italiane, pikërisht gjatë ditëve të ardhshme mund të marrë formë huazimi i Manaj.

Më shumë nga Futboll