Seria A

Inter-Milan, flet heroi i derbit: Emocioni më i madh që ekziston

Emocione, gola, vuajtje, përmbysje. Derbi i parë kinez ka dhuruar gjithçka në harkun e 97 minutave. dhe kur gjithçka dukej e mbaruar, pas gjashtë minutash e 30 sekondash kohë shtesë, ka ardhur barazimi i Zapata-s, në përfundim të një aksioni rokambolesk pas një goditje këndore. Kolumbiani, i intervistuar në fund të ndeshjes, nuk ka arritur ta përmbajë gëzimin: “Kemi dhënë maksimumin. E kam prekur topin me majën e këmbës. Është emocioni më i madh që mund të ekzistojë”.

 



 

Mbrojtësi i ka përshëndetur pronarët e rinj me një gol shumë të rëndësishëm dhe ka vlerësuar mentalitetin e skuadrës: “Ka qenë një derbi shumë i bukur, të dy skuadrat kanë luajtur mirë, por ne e meritonim barazimin. Ata humbnin kohë? Është normale, po fitonin 2-0. Por ne nuk jemi dorëzuar kurë. Kjo fanellë është shumë e rëndësishme për ne dhe luftojmë në çdo ndeshje”. Në lidhje me objektivat: “Jemi në garë për Euopa League. Përshëndetje në gjuhën kineze? Akoma nuk e kam mësuar”.

 

Më shumë nga Seria A