• Inter-Milan, Icardi kundër bishës së tij të zezë: një gol për Europën dhe Argjentinën

    Publikuar: 14 Apr 7:15

    “Natën flej gjithsesi!” Nuk do të jetë padyshim një gol i pashënuar Milan’it ai që do t’i heqë gjumin Mauro Icardi’t, bomber, princ dhe kapiten i Inter. Por… Të gjitha skuadrat e Seria A i janë nënshtruar fuqisë dhe vullnetit të numrit 9 zikaltër, që të gjitha: makthi i Juventus, ndaj të cilës ka shënuar plot 7 gola, EmpoliPescara dhe Samp, u ka bërë keq edhe të tjerave, të paktën nga një herë. Por kur përballet me kuqezinjtë…

    Imazh i ngjashëm

    Asnjë gol në 8 përballje, 2 me Sampdoria dhe 6 me Inter: i është afruar ndjeshëm, një herë vitin e kaluar, kur nga pika e bardhë e penalltisë u hipnotizua nga Donnarumma, duke e goditur topin te shtulla, për të bërë që të shpërthejë ekzaltimi i të papërmbajtshmit Sinisa Mihajlovic në pankinë. Të fshijë atë gabim, të fshijë një muaj “agjërim”, pasi goli i fundit është shënuar në 12 mars, të fshijë kritikat e javëve të fundit me një gol, mbase atë të fitores, që do të mund të riaktivizonte ambiciet europiane të Interit, me parakalimin e kuqezinjve, por jo vetëm.

    Rezultate imazhesh për icardi donnarumma

    Po, Argjentina. Edgardo Bauza nuk është më trajneri i ekipit bardhekaltër, kështu që në pritje për të njohur trajnerin e ri të përfaqësueses argjentinase, Mauro Icardi ka përballë tij rastin më të mirë për të shkëlqyer nën sytë e të gjithë botës, në një ndeshje që do të ndiqet nga 862 milionë njerëz të shpërndarë në të gjithë globin, që deri tani ka arkëtuar 4 milionë euro vetëm nga shitja e biletave. Milan, Europa dhe Argentina: një rast unik, një gol i vetëm me shumë nënkuptime.


    Lexo postimet e tjera