Connect with us

Kampionatet në Europë

Inter-Milan në versionin “lunch-match”, quajeni derbin e parë “kinez”

Një derbi, që ka vlerën e një vendi në Kupat e Europës, një ” lunch-match” në “San Siro”, ku Interi vjen me një dëshirë të madhe për shpengim,

Një derbi, që ka vlerën e një vendi në Kupat e Europës, një ” lunch-match” në “San Siro”, ku Interi vjen me një dëshirë të madhe për shpengim, pas dy humbjeve të fundit radhazi në kampionat. Milani ka pa fund motive për t’i tejkaluar “kushërinjtë”. Kuqezinjtë duan të jenë ata, që të të festojnë në fund të duelit të shumëpritur, për ta inauguruar mbarë pronësinë e re kineze. Më konkretisht, sot, në orën 12:30, në “San Siro”, do të luhet derbi i Madoninës, që ngërthen interesin e mbarë botës futbollistike. Dy skuadrat e Milanos do të vihen përballë njëra-tjetrës në një orar disi të pazakontë, në funksion të shikueshmërisë edhe në Azi, sepse pronarët e tyre janë tashmë nga Kina, prej nga vijnë edhe milionat.

Situata – Referuar situatës tek Interi, nuk ka asnjë të pezulluar dhe të dëmtuar. Rikthehet Gagliardini, që ishte prioriteteti i madh i trajnerit Pioli përpara derbit. Medel është i preferuar para Murillo dhe do të punojë së bashku me Miranda. Nagatomo dhe Joao Mario anashkalojnë (lënë në stol) Ansaldi dhe Banega. Te Milani gjërat nuk janë dhe aq në rregull. Trajneri Montella ka për të zëvendësuar Pasalic të pezulluar. Favoriti kryesor për ta nisur titullar në vend të tij është Mati Fernandez. Dyshimi i vetëm në mbrojtje është mes Paletta dhe Zapata. Të padisponueshëm te kuqezinjtë janë: Abate, Bertolacci dhe Bonaventure. I skualifikuar, Pasalic.

Të ardhurat – Më shumë se 4 milionë euro pritet të arkëtojë ky derbi i Milanos. Bëhet fjalë për një rekord absolut të Seria A. Në shtatorin e vitit 2016, ndeshja Inter-Juventus grumbulloi 3.943.000 euro. Për Inter-Milan interesi është ndërkombëtar, mbi të gjitha nga tifozët kinezë, që do ta përjetojnë si derbi mes investitorëve kinezë, të cilët kolonizuan dy klubet e njohura milaneze. Pritet që 550 milionë kinezë ta ndjekin ndeshjen nëpërmjet vetëm dy kanaleve televizive, që kanë të drejtat e transmetimit të Serie A. Në mbarë botën mendohet se derbi në fjalë do të ndiqet nga 862 milionë shikues. Pra, mund të bëhet kjo ndeshja rekord, sa i përket shikueshmërisë, pasi do të jenë 39 kanale televizive që do ta transmetojnë.

Më shumë nga Kampionatet në Europë