• Inter-Milano, trajnerët kristalizojnë formacionet e mundshme

    Publikuar: 14 Apr 9:41

    Një derbi, që ka vlerën e një vendi në Kupat e Europës, një ” lunch-match” në “San Siro”, ku Interi vjen me një dëshirë të madhe për shpengim, pas dy humbjeve të fundit radhazi në kampionat. Milani ka pa fund motive për t’i tejkaluar “kushërinjtë”. Kuqezinjtë duan të jenë ata, që të të festojnë në fund të duelit të shumëpritur. Lajm i mirë për trajnerin Pioli është shërimi i Gagliardini. I riu italian pritet të rifitojë vendin e tij në formacion, pranë Kondogbia. Ende në stol ka mbetur Joao Mario, ndërsa në vijën e sulmit nuk ka si të mungojë Banega: Candreva dhe Perisic, mesfushorë të jashtëm të avancuar, do të mbështesin sulmuesin e pare, Icardi. Nëse nuk ka dyshime për lojtarët e mesfushës, trajneri i Interit ka për të zgjidhur “puzzle” e fundit në mbrojtje: Medel është i favorizuar karshi Murillo për një vend përkrah Miranda. Deri tani, i sigurt duket vendi për Ansaldi dhe D’Ambrosio.

    Handanovic, me siguri në portë. Montella duhet të bëjë pa Pasaliç, protagonist i rezultateve të fundit kuqezi. Një mundësi e re në mesfushë për Mati Fernandez, ndërsa Sosa është i sigurt në “kullën kontrollit” kuqezi. Kucka pritet titullar, në kurriz të Locatelli, që e nis  nga stoli. Konfirmohet Calabria në të djathtë të mbrojtjes. De Sciglio luan në krahun tjetër të prapavijës së Milanit. Ka një balotazh mes Paletta dhe Zapata në qendër të mbrojtjes, me favorit të dytin për një vend në krah të Romagnoli, si qendërmbrojtës. Porta ka “pronarin” e padiskutueshëm: Donnarumma. Në sulm pritet “tridenti” Suso-Berry-Deulofeu, pas performancës së fundit të madhe. Kujtojmë se derbi i Madoninës, Inter-Milan, do të luhet të shtunën, në orën 12:30. Zikaltrit kanë aktualkisht 55 pikë dhe mbajnë vendin e shtatë, ndërsa kuqezinjtë pozicionohen të një vend më lart në klasifikimin e Seria A, me dy pikë më shumë.


    Lexo postimet e tjera