Merkato

Inter-Nainggolan e kryer! 24 mln € plus Santon dhe Zaniolo për Roma-n

Inter ka arritur marrëveshjen me Radja Nainggolan për 24 mln euro, lojtarin e të rinjve Nicolo Zaniolo dhe mbrojtësin e krahut Davide Santon.

Negociatat për ribashkimin e Nainggolan me ish-trajnerin e tij Luciano Spalletti nuk janë një sekret tashmë.

Problemi kryesor ka qenë çmimi i madh prej 45 mln eurove që ka kërkuar Roma për mesfushorin.

Sipas Il Tempo, Sportialia dhe Sky Sport Italia, dy klubet kanë arritur marrëveshjen për të përfshirë edhe Santon në marrëveshje.

Përfaqësuesit e tij do të takohen me Roma-n ditën e enjte për të diskutuar termat personalë.

Santon ka dalë nga akademia e Inter dhe iu ribashkua më 2015 për 4 mln euro pas katër viteve te Newcastle.

Roma e ka gati edhe pasardhësin e Nainggolan, ai është Javier Pastore i cili pritet të zbarkojë në kryeqytetin italian ditën e premte për të kryer vizitat mjekësore.

Më shumë nga Merkato