Merkato

Inter i ofron Juventus-it francezin Kondogbia

Geoffrey Kondogbia është kthyer në një çështje tek Inter. Mesfushori francez, duke mos u paraqitur në stërvitje, ka prishur përfundimisht marrëdhëniet me ambientin zikaltër dhe ka konfirmuar dëshirën e tij për t’u larguar nga Milano, ndoshta për t’u transferuar te Valencia.

Inter ka pranuar ta shesë lojtarin, por jo për një çmim të ulët. Në fakt, sipas të përditshmes spanjolle “Superdeporte”, zikaltrit kanë rritur presionin ndaj francezit, të cilin duket se ia kanë ofruar Juventus-it në orët e fundit. Kondogbia do të transferohet te Valencia, por klubi spanjoll ka pak mundësi që të plotësojë kërkesat ekonomike të milanezëve. Negociatat, gjithsesi, vazhdojnë dhe Inter, i vetëdijshëm se nuk do të marrë shumën që dëshiron, duket se i ka kërkuar Valencia-s të përfshijë në operacion njërin mes Cancelo dhe Garay.

Një hipotezë kjo që duket e vështirë për t’u konkretizuar, sepse mbrojtësi argjentinas është një hap larg Spartak Moscow, ndërsa portugezi ka marrë oferta më të rëndësishme nga klube të tjerë.

Më shumë nga Merkato