Futboll

Inter përgatit lamtumirën për yllin francez

Geoffrey Kondogbia do të bëhet një futbollist i Valencia me të drejta të plota. Nga Spanja kanë bërë me dije se Mateu Alemany, drejtori i përgjithshëm i klubit ka gjetur marrëveshjen me drejtorin sportive të klubit zikaltër, Piero Ausilio për të siguruar përfundimisht të gjitha të drejtat mbi kartonin e mesfushorit francez.

Kondogbia u transferua nga Inter drejt “Mestalla” gjatë merkatos së verës, në formë huazimi, me të drejtë blerje, të fiksuar në shumën e 25 milionë euro, por Alemany mësohet se ka përfituar mundësinë e shfrytëzimit të një oferte, duke e ndarë pagesën në katër këste. Kësti i parë është fiksuar të jetë në shumën 7 milionë euro dhe duhet disbursuar në qershorin e ardhshëm, ndërsa tre këstet e tjera, me nga 6 milionë euro, në vitet pasardhëse.

Më shumë nga Futboll