Connect with us

Futboll

Inter përgatit një ofertë rekord për Conte

Inter është gati t’i ofrojë trajnerit italian të Chelsea, Antonio Conte, plot 15 milionë euro në sezon, nëse ai do të pranojë të shkojë në “San Siro”. Kjo do të përbënte një dyfishim page për Conte, në krahasim me atë që merr aktualisht në “Stamford Bridge”. Fuqia financiare e “Suning Holdings Group”, që zotëron 70% të klubit të Inter, ka piketuar ish-trajnerin e Juventus dhe Italisë si njeriun që duhet të ndërtojë një projekt fitues për klubin zikaltër.

Inter Milan are ready to offer Antonio Conte £13million-a-year

Nëse pranon ofertën e Inter, Conte do të bëhej trajneri më i paguar në historinë e futbollit. Askush nga “timonierët” nuk ka marrë ndonjëherë 15 milionë euro. Aktualisht, ai merr 7 milionë euro te Chelsea. Shifra e ofruar tregon se pronarët e rinj të klubit italian kërkojnë të investojnë menjëherë për të arritur majën. Nëse pranon 47-vjeçari do të ketë kontrollin e plotë brenda dhe jashtë fushës së lojës, në transfertat e futbollistëve.

Më shumë nga Futboll