Connect with us

Merkato

Inter përgatit surprizën, takohet me Keita

Është një ditë e rëndësishme kjo e sotmja në shtëpinë  Inter. Drejtori teknik, Walter Sabatini, ndodhet në Milano. Arsyeja: Keita Balde. Sulmuesi është larguar nga grumbullimi i Lazio-s, me lejen e klubit, për të shkuar në kryeqendrën lombarde. Në fakt, sot parashikohet të zhvillohet një takim mes drejtuesve zikaltër dhe vetë lojtarit pasi është arritur marrëveshja me Lotito-n në vija të përgjithshme. Kjo e sotmja mund të jetë dita e duhur për të arritur marrëveshjen edhe me numrin 14 të Lazio-s.

 

Sulmuesi 22-vjeçar ka shpërthyer sezonin e kaluar nën drejtimin e Simone Inzaghi-t. Keita ka realizuar 16 gola dhe ka dhënë 6 asiste në 34 ndeshjet e luajtura me bardhekaltrit në të gjitha kompeticionet.

 

Ndërkohë, Luciano Spalletti ka thënë se: “Puna po shkon mirë, por fatkeqësisht kemi pasur disa dëmtime”. Skuadra tani duhet përforcuar, do të ketë largime, si ai i Ivan Perisic, por duhet të ketë edhe blerje të rëndësishme që ta ndihmojnë ekipin të përmirësohet: “Çfarë pres nga merkato? Unë shpresoj që kjo skuadër të rritet, sepse ka mundësinë që të përmirësohet në mënyrën e duhur. Perisic? Dini gjithçka, nuk kam çfarë të shtoj”.

Më shumë nga Merkato