Futboll

Inter qëndron në pritje… Vidal: “Ky do të jetë viti im”

Inter qëndron në pritje… Vidal: “Ky do të jetë viti im”

“Nuk di asgjë, kam qenë me pushime…” Gjumash, miqësor dhe misterioz. Arturo Vidal driblon në mënyrë të tillë një pyetje të bërë për interesimin e Inter karshi tij dhe e bën me këto fjalë të shoqëruara nga një buzëqeshje, ku nuk konfirmohet asgjë, por as nuk përgënjeshtrohet asgjë. Mesfushori i Bayern Munich, i kthyer prej pak ditësh në ekipin bavarez, pritet të luajë në miqësoren kundër Napoli dhe në rrjetet sociale është shprehur: “Ky vit, pa asnjë dyshim, do të jetë i imi.”

Ditë pas dite shtohen zërat se Vidal do të shkojë te Inter. Zikaltërit ofrojnë 50 milionë euro për klubin bavarez dhe 7.5 milionë euro në sezon për mesfushorin, për katër vitet e ardhshme

Mbetet për t’u kuptuar se në çfarë kampionati do të luajë dhe çfarë fanelle do të veshë. Klubi i Bayern Munich nuk ka ndërmend të heq dorë nga Vidal, por kiliani do të ishte gati për një rikthim në Itali. Marrëveshja me Inter është arritur prej kohësh. Atë e pret një kontratë katër vjeçare me zikaltërit mbi bazën e 7.5 milionë eurove në sezon. Inter është gati të ofrojë edhe 50 milionë euro për të bindur Bayern. Një ofertë shumë e lartë për një 30-vjeçar, që u ble për 35 milionë euro para dy vitesh.

Më shumë nga Futboll