• Inter, rrëfehet Pioli: Më kanë premtuar një blerje “big”

    Publikuar: 6 Jan 5:42

    Viti 2017 është në prag për skuadra e Serisë A, që do të luajnë këtë fundjavë takimet e radhës në kampionat. Një nga ekipet që pritet me padurim është Interi, që tashmë drejtohet nga trajneri Stefano Pioli. Në ditët e fundit të 2016-ës, trajneri fluturoi në Kinë, ku pati një takim me pronarët aziatikë dhë është kthyer që andej optimist. Ndërkohë që, mini-faza përgatitore ka shkuar mirë dhe Pioli është optimist për të ardhmen. “Në Spanjë punuam mirë dhe më në fund do të rikthehemi të luajmë pas këtij pushimi të gjatë. Luajmë ndaj Udinese, një skuadër e fortë në fushën e saj, por duhet të vuajmë dhe japim maksimumin për të marrë 3 pikët. Pas pushimeve të tilla ka gjithnjë rreziqe, ndaj duhet kujdes”, tha Pioli.

    Lojtaret e Interit festojne golin

    Merkato e dimrit në Serinë A sapo ka nisur dhe trajneri interist pret përforcime. Vetë Pioli shprehet se takimi në Kinë ka qenë pozitiv dhe ka marrë garanci nga Suning. “Takimet ishte pozitiv, ne po përmirësohemi dhe pronarët janë të kënaqur, ndaj janë të gatshëm të na mbështesin financiarisht. Folëm për merkaton e janarit dhe më premtuan një blerjë të rëndësishme. E konsideroj si një dhuratë për momentin e mirë që po kalon skuadra në kampionat. Shpresoj që në çdo repart të kemi nga një përforcim me vlerë, që do të na japë një dorë për pjesën e mbetur të sezonit. Do të ketë edhe largime, për të ruajtur një linjë të duhur shpenzimesh”, tha Pioli.


    Lexo postimet e tjera

    Breaking