La Liga

“Inter? S’jam penduar, tani jam te një klub i madh”

Pas Geoffrey Kondogbia ka ardhur radha e Murillo për të folur për të kaluarën e tij tek Inter dhe për të mos pasur asnjë pendim për largimin nga zikaltrit.

Mbrojtësi, i cili është transferuar te Valencia gjatë verës së kaluar, ka dhënë një intervistë për kanalin kolumbian “ËinSports”, ku është shprehur entuziast për të tashmen e tij:

“Jam shumë i lumtur këtu. Njerëzit ndoshta mendojnë se është një çmenduri të kalosh nga Inter te Valencia, por nuk është aspak kështu. Sipas mendimit tim, ka qenë një lëvizje shumë pozitive, jam te një skuadër e madhe që luan në një prej kampionateve më të mirë në botë”, ka thënë ish-interisti.

Më shumë nga La Liga