Futboll

Inter, skuadra e vetme që ka luajtur në çdo finale Botërori që nga viti 1982

Inter-it mund t’i ketë humbur shkëlqimi në vitet e fundit, por impakti që ka pasur në botën e futbollit nuk mund të mohohet.

Nëse nuk bindeni, do t’ju zbulojmë një fakt të bukur që është postuar në Reddit.

Çdo finale e Kupës së Botës që nga viti 1982 ka pasur të paktën një lojtar të Inter-it.

Si në kohë të këqija, ashtu edhe më të këqija, Inter ka mundësuar lojtarë për evenimentin më të madh të futbollit botëror.

Pyetja më e madhe është, a mund t’i gjeni emrat?

Le t’ia nisim me Spanjën, aty ku u zhvilluar Kupa e Botës 1982. Italia u ndesh me Gjermanisë Perëndimore në finale, duke fituar 3-1, me lojtarët e Inter-it Giuseppe Bergomi dhe Gabriele Oriali që kanë ngritur trofeun.

Image result for Giuseppe Bergomi Gabriele Oriali 1982

Katër vite më pas Karl-Heinz Rummenigge ishte pjesë e skuadrës humbëse gjermane ndaj Argjentinës së Diego Maradona-s në Meksikë.

Në Itali 1990 Gjermani mori hak ndaj Argjentinës, me Andreas Brehme, Jurgen Klinsmann dhe Lothar Matthaus që ishin interistët e skuadrës fituese.

Look away now England fans

Në Botërorin e 1994 që u zhvillua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Nicola Berti humbi teksa Brazili fitoi titullin e katërt, duke mundur Italinë.

Katër vite më pas, një nga finalet më të bukura të dekadave të fundit, Youri Djorkaeff u përball me Brazilin e Ronaldo-s teksa Franca ka mundur 3-0 në Paris.

Has there ever been a better World Cup final team?

Ronaldo u rikthye më i fortë në 2002, teksa Marco Materazzi ishte një nga lojtarët kyçë të Italisë katër vite më pas në Gjermani ndaj Francës.

Po kush e ka radhën tani? Të gjithë e kemi drejtuar shikimin te ty, Mauro Icardi.

No pressure Mauro

Më shumë nga Futboll