• Inter, superoferta për dy trajnerë

    Publikuar: 18 Apr 9:30

    Pioli do të qëndrojë në drejtimin e Interi-t vetëm nëse e mbyll sezonin në vendin e katërt të klasifikimit. Ndërkohë drejtuesit zikaltër po mendojnë superoferta si për Antonio Conte-n e Chelsea-t ashtu edhe për Diego Simeone-n e Atletico Madrid-it.

    Diego Simeone expects another tight affair at the King Power Stadium tomorrow

    12 pikë të fituara në katër ndeshjet e fundit praktikisht e kanë fshirë gjithçka të mirë që Stefano Pioli ka bërë me Inter-in që kur mori drejtimin e tij, pas largimit të De Boer (38 pikë në 17 javë). Për këtë arsye tashmë duket e qartë se trajneri aktual do të qëndrojë në timonin e skuadrës vëtëm nëse hierarkia e lartë e klubit nuk do të mund të bindë një top menaxher për të marrë pankinën zikaltër, ose nëse do ta mbyllë sezonin në vendin e katërt.

    Image result for antonio conte

    Për të arritur një nga trajnerët elitarë duhet një ofertë e vështirë për t’u refuzuar. Sipas “Gazzetta dello Sport”, Suning ka gati për Simeone-n (që duket më afër momentalisht) ose për Antonio Conte-n, dy objektivat kryesorë, një kontratë pesëvjeçare prej 10-11 milionë euro në sezon. Në kontratë do të parashikohet gjithashtu edhe një pushtet i madh për sa i takon merkatos.  Në rast se edhe kjo ofertë do të konsiderohet e pamjaftueshme për të tërhequr vëmendjen e Cholo-s dhe ish-it të Juventus-it, atëherë do të hapeshin dyert për një gare të vërtetë e cila do të shihte në krye të listës Luciano Spalletti-n, të ndjekur nga Sampaoli, Jardim, Marco Silva, Emery dhe Pochettino.


    Lexo postimet e tjera