Bundesliga

Interi interesohet për Arturo Vidal, Bayern Munich kërkon 30 milionë euro

Arturo Vidal tek Interi, a është koha e duhur? Kjo është pyetja e ditës në merkaton e skuadrave italiane. Mesfushori kilian, i ndjekur tashmë nga zikaltrit verën e kaluar, por pa shumë fat, sipas “Il Corriere dello Sport” është sërish në radarin e Ausilio.

Historia e Vidal (31 vjeç mbushi në maj dhe po shërohet nga një operacion në gju) me Bayern Munich, për më tepër, duket se ka ardhur në fund, pasi kontrata aktuale e tij skadon në vitin 2019 dhe palët nuk kanë biseduar ende për rinovimin.

Shkurtimisht, ndjenja është se, ndryshe nga vera e kaluar, këtë herë operacioni është me të vërtetë i realizueshëm për aq kohë sa dorëzoni te Bayern Munich një ofertë prej rreth 30 milionë euro. E sigurtë është se para përfundimit të merkatos, Interi do të blejë një mesfushor dhe në këtë kuptim mund të kthehet në modë emri i një ish-i, si Mateo Kovacic, për sa kohë që Real Madrid nuk kërkon në këmbim Mauro Icardi.

Së fundi, sa i përket mbrojtësit të djathtë, zikaltrit po punojnë për kroatin e Atletico Madridit, me aprovimin absolut të vetë Vrsaljko. Në fakt, kroati ka zgjedhur Interin, por tani është në dotë të Ausilio për t’u marrë vesh me klubin madrilen, të trajnuar nga Diego Simeone.

Më shumë nga Bundesliga