Connect with us

Futboll

International Champions Cup hapet me Milan-Dortmund

Truneu International Champions Cup 2017 do të hapet në Kinë me ndeshjen Milan-Borussia Dortmund. Do të jetë një rast i mirë për tifozët të shohin skuadrat e tyre në aksion kundër rivalëve të fortë për herë të parë pas përfundimit të sezonit të kaluar.

2 FITORE
Të dy skuadra kanë marrë nga dy fitore në katër ndeshjet zyrtare që kanë zhvilluar kundër njëra-tjetrës në kompeticionet europiane

Kuqezinjtë kanë nisur një projekt ambicioz pasi nuk kanë arritur të kualifikohen në Champions League për vitin e katërt radhazi. Që kur kanë dalë të tretët në sezonin 2013/14, Milan nuk ka marrë pjesë në kompeticionet europiane në tre sezonet e fundit. Gjithsesi, vendi i gjashtë i sezonit të kaluar, ka qenë më miri për “Djallin” në vendin e fundit dhe i ka siguruar kuqezinjve pjesëmarrjen në raundin e tretë paraeliminator të Europa League. Yonghong Li, pronari i ri i Milan nuk ka ndërmend të ndalet. Ai ka revolucionarizuar ekipin me 9 blerjet e bëra deri tani. Andre Silva, Fabio Borini, Andrea Conti, Hakan Calhanoglu, Mateo Musaçhio, Franck Kessie, Ricardo Rodriguez, Leonardo Bonucci dhe Lucas Biglia kanë zbarkuar në Milanello. Renato Sanches i Bayern Munich dhe Alvaro Morata i Real Madrid flitet se do të jenë përforcimet e radhës.

4 PLUS
Milan ka fituar 4-0 ndeshjen e vetme parapërgatitore të zhvilluar deri tani, të luajtur javën e kaluar kundër Luganos

Njëkohësisht, edhe Borussia Dortmund po kalon një fazë rindërtimi. Verdhezinjtë do të kërkojnë të kthehente fitoret e dikurshme nën drejtimin e trajnerit të ri Peter Bosz. 53-vjeçari holandez ka marrë vendin e Tuchel te Dortmund pas udhëhoqi Ajax-in në finalen e Europa League sezonin e kaluar. Megjithatë, detyra kryesore e Bosz është të bindë lojtarët kyç të ekipit që të qëndrojnë në “Signal duna Park”. Lojtaër si Aubameyang dhe Reus po kërkohen nga klubet kryesore të Europës.

1 HUMBJE
Dortmund ka marrë një humbje dhe një fitore në dy miqësoret e fundit të luajtura kundër ekipit gjerman RW Essen dhe atij japonez Urawa

Milan e ka nisur fazën parapërgatitore me një fitore 4-0 në miqësoren e luajtur kundër Luganos javën e kaluar. ndërkohë, Dortmund ka humbur kundër RW Essen para se të merrte një fitore kundër Urawa Red Diamonds. Fitorja 3-2 kundër skuadrës japoneze ka parë edhe kthimin në fushë të Mario Gotze për herë të parë që nga janari i 2017-ës. Në fund, këto dy ekipe janë ndeshur në sezonin 2001/02, në fazën gjysmëfinale të ish-Kupës UEFA, me gjermanët që janë kualifikuar me rezultatin e përgjithshëm 5-3. Përballja tjetër zyrtare ka qenë në fazën me grupe të Champions League, në sezonin 2002/03, me të dy ekipet që kanë fituar 1-0 në transfertë.

 

Foromacionet e mundshme
Milan (4-2-3-1): Donnarumma, Abate, Musacchio, Gomez, De Sciglio, Kessie, Montolivo, Borini, Bonaventura, Suso, Bacca.
Dortmund (4-3-3): Weidenfeller, Schmelzer, Toprak, Bartra, Piszczek, Sahin, Castro, Rode, Pulisic, Schurrle, Dembele.

 

 

 

Më shumë nga Futboll