• Interneti tallet me FIFA, sa do kushtojë albumi “Panini” tani që do ketë 48 ekipe?

    Publikuar: 11 Jan 6:49

    Njerëzit nëpër rrjetet sociale janë tallur me vendimin e FIFA-s për të shtuar numrin e skuadrave në Kupën e Botës. Që prej vitit 2026 pas vendimit të FIFA-s mund të marrin pjesë 48 ekipe në Kupën e Botës. Ekipet do të ndahen në 16 grupe nga tre. Por ndërkohë që FIFA po feston ndryshimet e reja, njerëzit nëpër rrjetet sociale po qeshin me lot. Një nga pyetjet më pikante është se sa faqe do të jetë albimi i ri Panini.

    Në vitin 2014 revista vlente rreth 2 euro. Në album kishte vend për 640 ngjitëse (17 foto për 32 ekipet pjesëmarrëse plus 96 për stadiumet, kupën etj).

    Një pako me pesë foto ngjitëse ka kushtuar rreth 60 cent. Në një botë perfekte pa foto të dyfishta do të duheshin 128 pako për të plotësuar revistën. Pra 78,80 euro. Në vitin 2026 do duheshin 912 foto njgitëse. Dhe nëse kosto mbetet e njëjtë, një album i mbushur “Panini” do të kushtonte 111,80 euro.


    Lexo postimet e tjera

    Breaking