Seria A

Investitorë nga Malajzia për Milan?

Një biznesmen nga Malajzia raportohet se kërkon të investojë tek AC Milan, dhe marrëveshja është duke u negociuar nga agjenti i mirënjohur Jorge Mendes.

Sipas Sky Sport Italia, investitori pritet të bëhet një aksioner i vogël i bordit të Li Yonghong dhe është një biznesmen i fuqishëm nga Singapori.

Për më tepër, ai do të ishte një tjetër aziatik që investon te Milan që mundohet të shfrytëzojë sa më shumë tregun e gjerë të lindjes së largët.

Nëse arrihet marrëveshje, do të ishte një lajm i mirë për Li, i cili kërkon të gjejë fonde për të rritur kapitalin e tij 32 mln euro dhe të mbulojë huazimin 303 milionë që i është borxh Eliott Management.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Seria A