Mix Bota

IOC konfirmon 3 kandidaturat për Olimpiadën dimërore të vitit 2026

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC), në mbledhje e bordit të saj drejtues ka miratuar 3 kandidaturat për të organizuar Lojërat Olimpike dimërore të vitit 2026. Në garë për të organizuar këtë event të madh olimpik, që do të zhvillohet pas 8 vitesh, janë Calgary (Kanada), Stokholmi (Suedi) dhe Milano-Kortina (Itali).

IOC ka deklaruar se këto 3 kandidatura plotësojnë të gjitha kriteret për të organizuar këtë event të madh sportiv olimpik, duke marrë miratimin dhe kaluar fazën e parë të konkurrimit. Olimpiada e vitit 2022 do të organizohet në Pekin dhe në vitin 2021 do të përcaktohet edhe vendi fitues i Olimpiadës dimërore të vitit 2026.

Më shumë nga Mix Bota