Miks Bota

IOC përjashton Komitetin Olimpik Brazilian, ka blerë votat për organizimin e “Rio 2016”

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ka pezulluar pa afat Komitetin Olimpik Brazilian dhe presidentin e tij Carlos Nuzman, që është arrestuar dje, i akuzuar për ryshfete. Vendimi u mor pas një hetimi të gjatë të nisur në lidhje me blerjen e votave që organizatorët e Olimpiadës së “Rio 2016” kanë bërë për të bindur shtetet për të fituar të drejtën e organizimit të këtij eventi. Kjo shit-blerje votash ka ndodhur në vitin 2009, kur dhe u vendos që qyteti brazilian i Rio de Zhaneiro të jetë qyteti fitues i Olimpiadës.

Carlos Nuzman, presidenti i komitetit olimpik brzilian

Pavarësisht këtyre masave të marra, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar sqaron se ky pezullim nuk do të ketë asnjë efekt te sportistët brazilianë, që mund të garojnë pa asnjë problem në eventet ndërkombëtare. Pezullimi që IOC i bëri olimpikut brazilian erdhi pak orë pas arrestimit të Nuzman, në përfundim të hetimeve të çështjes së quajtur “Unfair Play-Second Time”. Nuzman është i dyshuar se ka bërë ndërmjetësin në blerjen e votave, por akuzohet edhe për korrupsion dhe riciklim parash të organizatave kriminale.

Më shumë nga Miks Bota