TECH

iPhone nuk do të ketë butonin “Home”, por do të pëlqehet

iPhone nuk do të ketë butonin “Home”, por do të pëlqehet

Të gjithë jemi të vetëdijshëm dhe e kemi përsëritur shpesh se iPhone 8 do të ketë ndryshime të mëdha krahasuar me paraardhësit e tij, por gjithçka do të merret vesh pa qenë më një mister më datë 12 shtator.

Butoni “Home” do të ndryshojë dhe është spekuluar se kjo do të ulë numrin e blerësve, të mësuar me diçka gati tradicionale te ky lloj celulari. Megjithatë, në një artikull të ri, eksperti Mark Gurman ka shpjeguar diçka të rëndësishme.

Në pjesën e poshtme të ekranit do të jetë një bar i hollë softuer në vend të butonit “Home”. Një përdorues mund ta tërheqë atë deri në mes të ekranit për të ndezur celularin. Kur ndodhet brenda një aplikacioni, një gjest i ngjashëm fillon shumëfishimin. Nga këtu, përdoruesit mund të vazhdojnë të lëvizin lehtë lart për të mbyllur aplikacionin dhe për t’u kthyer në ekranin kryesor.

Për njohjen e fytyrës, ai thotë se do të jetë diçka “cool”, pra e këndshme. Kur je i sigurt se askush nuk hyn dot brenda pronës tënde, e dashuron! Identifikimi i portreti është ajo që i ndryshon gjërat.

 

Më shumë nga TECH