TECH

iPhone do të nxjerrë në treg TRE celularë të rinj në 2018

Apple do të nxjerrë në treg tre modele të reja iPhone në 2018, këtë e ka zbuluar Business Insider.

“Ne parashikojmë që Apple do të nxjerrë në treg tre modele të reja në 2018: modeled OLED 6.5 dhe 5.8 inch dhe një model TFT-LCD, të gjitha të pajisura me një dizajn ‘full-screen’ dhe kamera TrueDepth, si te iPhone X,” shprehet një burim i faqes.

Modelet thuhet të kushtojnë nga 649$ deri 749$. Celularët do të kenë të njëjtin dizajn të ekranit si iPhone X, dhe një prej tyre, ai 6.5 inch, do të jetë i ngjashëm me iPhone X.

Tre modelet e reja thuhet të krijohen plot 100-120 milionë herë dhe pritet që do dalin në treg në mes të 2018.

Normalisht Apple nxjerr në treg modelet e reja rreth shtatorit, por thuhet se pjesa elektronike ka përfunduar tashmë, dhe mund të ketë prodhime të mëdha që në fillim të vitit, dhe mund të nxirren në treg që në verë.

Tim Cook

Më shumë nga TECH