Argetim

Legjendat e Rock-ut Iron Maiden stërviten te Bayern!

Heavy Metal në Sabener Strase!

Në prag të koncertit të tyre në Rockavaria-Festival, legjendat e rock-ut Iron Maiden janë stërvitur në qendrën stërvitore të FC Bayern Munich.

Për grupin edhe fusha stërvitore kishte pësuar ndryshime për t’ia përshtatur sa më shumë.

Në prag të koncertit kishte edhe një festival të vogël golash. Në barazimin 2-2 ka shënuar batisti Steve Harris dy gola për ekipin Iron Maiden.

Në fund të ndeshjes, shefi juridik i Bayern Dr. Michael Gerlinger i ka dhënë një fanellë grupit me numrin 666. Numri i djallit, i cili përdoret shpesh në skenën e rock-ut.

Nëpërmjet Twitter-it, Iron Maiden ka falënderuar klubin bavarez.

Më shumë nga Argetim