NBA

Irving shpalos dy objektivat: Rikuperim i shpejtë dhe titullin me Boston

Kyrie Irving ka bërë me dije sot se mezi pret të rikthehet në fushë. Ylli i Boston Celtics mungoi në pjesën e fundit të kampionatit dhe në fazën e play off, duke humbur mundësinë që të duelonte për titull si në Konferencën e Lindjes ashtu dhe në finalet e NBA-së. Dëmtimi e la për një periudhë të gjatë jashtë fushe, ku ende është në periudhë rehabilitimi. “Për momentin mendoj rikuperimin sa më të shpejtë dhe jo për kontratën. Dua që të rikthehem sa më shpejt në fushë dhe të jem gati për sezonin e ri”, tha Irving.

Ylli i Celtics beson se përvoja e këtij viti do ta ndihmojë skuadrën për të arritur te objektivi sezonin e ardhshëm. “Ne do të synojmë titullin, për të bërë realitet atë që na shpëtoi nga duart këtë vit. Më vjen keq që nuk isha në këtë fundsezon”, tha Irving. Për sa i përket të ardhmes së tij, lojtari i Celtics pritet që të nënshkruajë një kontratë 4-vjeçare me Boston, nga e cila do të përfitonte 107 milionë dollarë. “Nuk ka kuptim të flas tani për kontratën, pasi jam ende i dëmtuar, pasi të rikuperoj do të bisedoj me skuadrën”, u shpreh Irving.

Më shumë nga NBA