Connect with us

Futboll

Isco: Shumë e lehtë të luash me Ronaldo-n

Iso thotë se është shumë e lehtë të luash me Cristiano Ronaldo-n pas i përgatiti dy golat në fitoren 4:1 të Real Madrid ndaj Valencia-s. Iso ka shkëlqyer si në La Liga ashtu edhe në Champions League, por ai insiston se prezenca e Ronaldo-s, i cili tashmë ka shënuar 30 gola këtë sezon, ja bën jetën më të lehtë.

Iso thotë se është shumë e lehtë të luash me Cristiano Ronaldo-n pas i përgatiti dy golat në fitoren 4:1 të Real Madrid ndaj Valencia-s. Iso ka shkëlqyer si në La Liga ashtu edhe në Champions League, por ai insiston se prezenca e Ronaldo-s, i cili tashmë ka shënuar 30 gola këtë sezon, ja bën jetën më të lehtë. “Është shumë e thjesht të ndërtosh dhe të kuptohesh me Ronaldo-n,” shprehet Isco për faqen zyrtare të klubit. “Gjithçka që duhet të bësh është t’ja japësh topin brenda zonës dhe pjesën e mbetur e bën ai.”

Mbyllja e kampionatit do të jetë akoma më e bukur për Isco, i cili mund të fitojë titullin e parë të jetës në vendlindjen e tij të Malaga-s.

“Tashmë kemi një tjetër finale në ‘La Roselada’, dhe do të jetë një ndeshje e vështirë. Jemi tepër të motivuar dhe teksa një barazim do të ishte i mjaftueshëm, do të shkojmë aty për fitore. Sa herë që rikthehem në shtëpi është një rast i veçantë dhe këtë herë kemi mundësi të fitojmë titullin, diçka që s’e kam fituar kurrë. Puna e madhe e bërë nga Zidane për sa i përket rotacionit na ka vënë në pozicion të favorshëm dhe luftojmë për dopietën.”

Më shumë nga Futboll