Futboll

Isco u refuzua nga United në 2013 “për kokën e madhe”

Francisco Alarcón, i njohur më shumë si ‘Isco’, vijon të shkëlqejë dhe të mahnisë në fushë me fanellën e Real Madrid. Gjithsesi, ndonëse plot talent e kualitet, “ESPN” ka zbuluar sot se gjatë periudhës së fundit të sundimit të trajnerit Sir Alex Ferguson te skuadra e Manchester United, një scout i “Djajve të Kuq” ishte dërguar me mision për të vlerësuar Iscon dhe testuar mundësitë për nënshkrimin me spanjollin. Sikurse të gjithë e dinë nga vetë historia se si rrodhën ngjarjet, pas përfundimit të aventurës me Malaga, Isco nuk shkoi te United, por nënshkroi për Real Madrid, aty ku karriera e tij ka prekur majat e suksesit.

Rezultate imazhesh për isco real madrid manchester united

Konkretisht, Isco është një prej futbollistëve më në formë në kontinentin e vjetër, por “ESPN” ka zbuluar se zbuluesi i talenteve të United, që për rastin konkret ka bërë më shumë punën e mbuluesit, nuk e ka menduar dhe vlerësuar njëlloj spanjollin. Përkundrazi, ai deklaronte dhe raportonte asaj kohe në lidhje me Isco që ishte 21-vjeç dhe luante ende te Malaga: “Është i mirë, por jo mjaftueshëm i shpejtë dhe koka e tij është shumë e madhe në raport me trupin që ka”.

Rezultate imazhesh për isco real madrid manchester united

E sigurtë që më pas te Manchester United kanë shkulur flokët për atë vlerësim të gabuar që u pasua me refuzimin për të nënshkruar me spanjollin e talentuar, që ka mbushur vitrinën e trofeve me: 1 La Liga, 1 Copa del Rey, 3 Champions League, 3 European Super Cups (Duke përfshirë edhe 1 trofe si futbollisti më i mirë dhe me gol të shënuar) dhe 2 Club World Cups. Vizioni “mbreslënës” i zbuluesit të talenteve…!

Rezultate imazhesh për isco real madrid manchester united

Më shumë nga Futboll