Formula 1

Ish e fejuara e Hamilton: Ishte i fiksuar me seksin tresh dhe nuk donte që…

Ish-e fejuara e Leëis Hamilton, kampioni i botës në Formula 1, Veronica Valle ka dhënë një intervistë pikante për “The Sun”, duke zbuluar detajet më intime të jetës së tyre në çift. Modelja 26-vjeçare nuk ka mbajtur asgjë të fshehtë:

“Leëis është një personazh i çuditshëm. Humori i tij ndryshon në mënyrë të papritur, për një moment është doktor Jekyll, tjetrin është Mr. Hyde”. Leëis është njohur me Veronic-a në 2015-ën nëpërmjet Instagram-it. Të dy janë nisur menjëherë për një udhëtim në Barbados dhe pak më mbrapa kanë ardhur kritikat për format e të dashurës së tij: “Shikoje veten, je kaq e shëndoshë sa dukesh si një lopë”.

Gjatë një fluturimi privat, një herë, kampioni zbuloi se piloti i avionit kishte përdorur banjën e tij. “Donte ta shkarkonte menjëherë”, ka thënë Valle. “Ka filluar të bërtasë: “Të gjithë e dinë se nuk mund të dhjesësh në avionin tim!”. Po në krevat? “Lewis më pëlqente shumë, kemi qëndruar bashkë për tre muaj, por pas pak kohësh kam kuptuar se donte vetëm të bënte seks. Ishte i fiksuar nga menate a trois (seksi tresh)”.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Formula 1